
Trajnimi i radhës me nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë "Luciano Motroni" në Prizren
Prizren
Sot më datë 08.12.2021 në kuadër të implementimit të projektit “Informimi dhe ndërgjegjësimi për identifikimin dhe parandalimin e abuzimit me substanca narkotike tek të rinjtë e Komunës së Prizrenit”, Njësia e Labyrinth në Prizren, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport vazhdoi me trajnimin e radhës me nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë "Luciano Motroni" në Prizren ku si qëllim ky trajnim parasheh informimin, ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin për parandalimin e abuzimit me substanca narkotike dhe implementimin e përbashkët të programeve dhe masave parandaluese e trajtuese kundrejt këtyre dukurive negative.
Falenderojmë drejtorin e shkollës z.Shukri Myrtezani për bashkëpunimin rreth realizimit të këtij takimi!